Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, Kremlini: Deklarata e Biden për gjenocid e papranueshme

schedule16:44 - 13 Prill, 2022

schedule 16:44 - 13 Prill, 2022

Moska këmbëngul në një politikë përshkallëzimi, duke bombarduar Ukrainën pandërprerë dhe hedh akuza drejt Perëndimit.

Kremlini ka deklaruar se kundërshton fuqishëm vlerësimin e presidentit amerikan Joe Biden se veprimet e Rusisë në Ukrainë përbëjnë “gjenocid”.

Presidenti Biden tha dje se sjellja e Rusisë në Ukrainë ishte e barabartë me gjenocid, duke përdorur këtë fjalë për herë të parë.

“Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov në një konferencë shtypi.

“Kjo nuk është aspak e pranueshme për një president të Shteteve të Bashkuara”, tha Peshkov. “Ne mund t’i ridrejtojmë burimet tona energjetike përtej Perëndimit”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!