Vladimir Putin e ka marrë valixhen e kodeve bërthamore në një aeroport të Rusisë ndërsa tregonte forcën bashkë me diktatorin bjellorus Alexander Lukashenko.
Lideri rus është fotografuar pranë një shefi të Kremlinit që mbante çantën e zezë në dorë, me anë të së cilës mund të niset sulm bërthamor nga distanca, ndërsa zbrisnin nga një helikopter.
Njerëz të Putinit janë fotografuar me të njëjtën valixhe edhe ndërsa lideri rus merrte pjesë në funeralin e një politikani të ekstremit të djathtë në Moskë. Në portin hapësinor, ai përmendi suksesin e programit hapësinor Sovjetik si dëshmi se Rusia mund të arrijë hapa të rëndësishëm përpara në kushte të vështira.
Putin ndodhej në portin hapësinor me rastin e 61-vjetorit të shkuarjes së Yuri Gagarin-it hë hapësirë. /abcnews.al/