Miqtë, familjarët dhe të afërmit e 17-vjeçarit që u dogj për së gjalli në makinë në Kefalonia-Greqi, dy ditë më parë kanë vendosur trëndafila të bardhë, qirinj, sende personale të viktimës dhe mesazhe ngushëlluese në vendin ku adoleshenti shqiptar dha frymën e fundit.
Fabio do të përcillet për në banesën e fundit, nesër e enjte në orën 15:00 në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Argostolit.
Lexo edhe: EMRI/ U dogj për së gjalli në Greqi, xhiroja e fundit pas shkolle e adoleshentit shqiptar
Ndërkohë ditën e djeshme drejtuesi i makinës, një 18-vjeçar grek, i cili sapo e kishtë marrë patentën, doli para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
18-vjeçari, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes tragjike, përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Grupi i të rinjve, i përbërë nga grekë dhe shqiptarë dolën për të bërë një xhiro me makinë fill pas mbarimit të mësimit në gjimnaz, por diçka shkoi keq dhe shoferi i ri humbi kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksident, ku për fat të keq 17-vjeçari shqiptar, Fabio nuk arrit të dalë në kohë nga makina, e si rrjedhojë u dogj për së gjalli, ndërsa 3 të tjerët shpëtuan./abcnews.al/