Arsyet e zhgënjimit të Lewandowskit me Bayernin, Barça gjithmonë e më afër

schedule15:55 - 13 Prill, 2022

schedule 15:55 - 13 Prill, 2022

E ardhmja e Robert Lewandowskit do të jetë një nga temat e nxehta në muajt e ardhshëm në skenën e futbollit. Sulmuesi polak përfundon kontratën e tij me Bayern Munich në vitin 2023 dhe mundësia që ai të nënshkruajë me Barçën në verë po merr formë me kalimin e ditëve.

Oliver Kahn , drejtori i përgjithshëm i klubit bavarez, vuri në dukje para eliminimit në Champions League kundër Villarreal se Lewandowski do të vazhdojë me bavarezët sezonin e ardhshëm dhe se nuk po diskutojmë transferimin e një lojtari që shënon nga 30 deri në 40 gola në sezon, por informacionet e fundit që vijnë nga Gjermania tregojnë për një mosmarrëveshje të fortë mes lojtarit dhe drejtuesve të Bayernit.

Sipas asaj që raporton “SportBild”, sulmuesi polak është i zhgënjyer me vetë Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic , drejtori sportiv i Bayernit, për qëndrimin e tyre gjatë negociatave për zgjatjen e kontratës së tij.

Leva ka pasur një bisedë dy ditë më parë por nuk janë dhënë detaje dhe janë diskutuar vetëm tema të përgjithshme. Pas atij takimi, Lewandowski konsideron se nuk e kanë respektuar atë dhe se sjellja e drejtuesve nuk është në përputhje me kontributin e tij të madh për klubin.

Ndërkohë po sipas burimit në fjalë thuhet se Lewandowski është mërzitur që Bayerni tashmë ka një listë të zëvendësuesve të mundshëm. (Sasa Kalajdzic, Patrick Schick dhe Benjamin Sesko) dhe se ka vënë pengesa në rinovimin e tij, ndërsa ata kërkojnë një zëvendësues.

33-vejçari priste që Bayern Munich t’i ofronte të paktën dy vite kontratë, teksa klubi dëshiron rinovimin  e kontratës deri në vitin 2025. Përveç kësaj, të dyja palët nuk janë dakord as për kushtet ekonomike të kontratës së re.

Me këtë panoramë duket e vështirë që Lewandowski të vazhdojë në Mynih, por javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ditur të ardhmen e golashënuesit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!