Barcelona do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Europa League, takim që do të luhet në “Camp Nou”.
Një sfidë shumë e rëndësishme për katalanasit të cilët do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale pas barazimit 1-1 të arritur në duelin e parë në Gjermani.
Në konferencën për shtyp, trajneri Xavi Hernandez foli për përballjen me gjermanët, ku spanjolli shprehet se skuadra e tij e ka detyrim kualifikimin përballë tifozëve të tyre.
“Ne kemi detyrimin të fitojmë, duhet të jemi të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Është klubi më i vështirë në botë, më kërkues. Të fitosh duke luajtur mirë është shumë e vështirë. Për ta është ndeshja më e rëndësishme në histori. Ne duhet të përshtatemi me intensitetin dhe dëshirën e tyre. Nesër tifozët duhet të jenë me ne dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë që kur kam qenë trajner. Unë jam i sigurt se do të jenë aty për të na mbështetur”.
Dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale të Championsit: “Ajo që ndodhi më bën të mendoj se La Liga nuk është larg Premier League-s. Janë dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale dhe një tjetër po luan sot. La Liga është gjithmonë konkurruese. Synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të jemi në Champions League”.
Atmosfera në “Camp Nou”: “Të luash ndeshjen e dytë në shtëpi është një nga çelësat e ndeshjes. Tifozët tanë nuk do të na lënë keq. Ne do të përpiqemi t’i bëjmë ata të ndihe krenarë.” /f.a/abcnews.al