VIDEO/ Për 9 sekonda e ekzekutojnë me kallash, momenti kur atentatorët qëllojnë ndaj Nazmi Bandullës

schedule10:52 - 13 Prill, 2022

schedule 10:52 - 13 Prill, 2022

Abcnews.al, ka siguruar pamjet e ekzekutimit të Nazmi Bandullas, në lagjen “Partizani” në Shkodër.  Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:12 minuta. Autorëve u janë dashur 9 sekonda për ta kryer krimin.

Nazmi Bandulla u vra dje në mëngjes duke pirë kafen në një lokal afër shtëpisë së tij në lagjen Partizani në Shkodër.

Lexo edhe:  Ky është Nazmi Bandulla, u qëllua me 13 plumba, autorët u zhdukën me “Benzin” e bardhë

55 vjeçari është qëlluar 13 herë me armë zjarri teksa ka qenë ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Bandulla është një emër i njohur për drejtësinë. Në 2020 i kanë hedhur në erë makinën e tij që e kishte të parkuar pranë shtëpisë.

/abcnews.al/