SHBA paralajmëroi për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, reagon Moska: Deklarata provokuese

schedule10:23 - 13 Prill, 2022

schedule 10:23 - 13 Prill, 2022

Ambasada ruse në SHBA i ka quajtur “deklarata provokuese”, paralajmërimin e zyrtarit amerikan Ned Price ditën e djeshme, se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, sipas BBC.

“Ne jemi të shqetësuar, siç e kemi thënë edhe më parë, se Rusia mund  të përdorë armë kimike,” tha Price gjatë një konference për shtyp.

“Kjo nuk do të ishte hera e parë që Rusia do të përdore agjente kimikë, pasi i ka përdorur edhe për njerëzit e saj”, theksoi ai.

Ambasada ruse theksoi se forcat e armatosura të Rusisë kanë “kryer me sukses detyrat” në Ukrainë. Gjithashtu SHBA-ja dhe Britania e Madhe thanë se po shqyrtojnë raportet për përdorimin e armëve kimike nga forcat ruse në Mariupol.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!