Imazhet satelitore gjatë 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave në Ukrainën lindore, sipas kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore Maxar, sipas CNN.
Një numër i dislokimeve ushtarake u panë përgjatë një autostrade kryesore që të çon nga qytetet Soloti dhe Valuyki në rajonin Belgorod të Rusisë perëndimore, drejt kufirit me Ukrainën.
Përtej kufirit në Ukrainën lindore, disa autokolona me pajisje ushtarake u panë përgjatë një autostrade pranë Vilkhuvatka dhe gjithashtu afër rajonit të Donbasit pranë qyteteve ukrainase Bilokurakyne dhe Kyslikva, sipas Maxar.
Së bashku, kolonat përfshijnë më shumë se 200 automjete të blinduara dhe artileri.
Rikujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia pritet të nisë ofensivën në lindje, duke thënë: “Ne jemi gati”.
/abcnews.al