Deklarata e Ramës në Kongres për SPAK? Alibali: Presion. Nazarko: Ka vetëm vlerë taktike

schedule22:15 - 12 Prill, 2022

schedule 22:15 - 12 Prill, 2022

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS ditën e shtunë, ishte një tjetër pikë diskutimi në emisionin “log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo.

Analistët Neritan Alibali dhe Mendor Nazarko ishin të të njëjtin mendim sa i përket deklaratave të Ramës që SPAK duhet të shohë dhe nga krahu tjetër duke ju referuar ish-kryeministrit Berisha.

Për Alibalin ky është presion, ndërsa Nazarko e cilësoi si një sjellje taktike të Ramës.

Pjesë nga diskutimi:

Alibali: Kërcënim shantazh ndaj një institucioni ndaj shtetit shqiptar, tregon frikë. Atë deklaratë që ai ka bërë e ka bërë në Kongresin e PS, për tu thënë atyre që ne do të luftojmë që askush më nga anët tona mos penalizohet. Por nuk është kjo logjika e asaj reforme që zoti Rama kujton se e ka bërë ai. Kjo tregon instalimin e një shteti brenda shtetit.

Nazarko: Që ai është presion i hapur, i jap të drejtë kolegut Alibali, është i patolerueshëm, por ka vetëm vlerë taktike. Nëse do të kishte vlerë reale unë mendoj se Rama i ka kanalet për të komunikuar me SPAK. Unë nëse do të isha prokurori i SPAK dhe po të kisha ndërmend të veproja ndaj zotit Berisha dhe do të shtyhesha. Rama e di efektin e kësaj që po bën. Ndërsa qëndrimi Amerikan ishte që personat e dizenjuar non-grata të mbahen përgjegjës juridik. Unë mendoj se qëndrimi i Ramës e dekurajon SPAK të veprojë ndaj zotit Berisha.

Alibali: Ju thoni që Rama po mbron Berishën.

Nazarko: Që ka një pakt mossulmimi të kryeministrave të presidentave kjo dihet në Shqipëri. Kur shkojmë në planin konkret kemi parë shantazhe ndaj prokurores së Përgjithshme. Por ky është një lloj presioni propagandistik ndaj SPAK.

/Abcnews.al/