10 vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe në përmbyllje të afatit 10-vjeçar që kjo marrëveshje parasheh për përgatitjen graduale të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Shqipërinë e sheh larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje.
Këtë bindje ministri i kabinetit “Rama 1” e shpreh përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku thekson se edhe pse progresi gjatë kësaj dekade mbetet i pamohueshëm, në Shqipëri politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar sipas tij nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane./abcnews.al