Vrasja e 30-vjeçares e paralajmëruar, fqinjët: Vjehrri nuk e donte se ishte e martuar me tre fëmijë

schedule14:53 - 12 Prill, 2022

schedule 14:53 - 12 Prill, 2022

Mosmarrëveshjet në familje kanë çuar në tragjedinë me dy të vdekur sot në Vidhisht të Roskovecit. 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme teksa djali i Xhevairit, Fatjon Hoxha ishte duke punuar me traktor në arat e familjes, ndërkohë që nëna, babai dhe bashkëjetuesja ndodheshin në shtëpi.

Fqinjët e familjes tregojnë se Xhevair Hoxha nuk kishte qenë dakord me bashkëjetesën e djalit të tij me Merushën, e cila sipas tij kishte qenë e martuar më parë dhe kishte tre fëmijë. Madje, Xhevahir Hoxha akuzonte 30-vjeçaren se ishte bërë shkak që djali të ndahej nga bashkëshortja, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç.

Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshtë se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshtë mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë”, tregon e afërmja e tyre.

Ndërkohë, vëllai i Xhevair Hoxhës tregon se ai nuk e donte nusen e djalit.

Edhe mua më thoshte ik nga shtëpia dhe ti. Nusja e djalit ka ikur dhe është martuar në Durrës. Kishin një djalë. Fatjoni (djali i Xhevairit r.sh) ishte në punë. Nuk dimë shumë detaje sepse ata nuk na pranonin. Unë i flisja, por nuk më dëgjonte”, tregon ai.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

Një tjetër fqinje tregon se familje kishte probleme të vazhdueshme. “Kishin konflikte, por nuk mendoja se do të shkonin deri këtu. Ai kishte thënë se do ta vriste nusen edhe më herët”, tregon ajo.

Shkaku i vrasjes

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Gazetarja Valbona Davidhi mëson pas abcnews.al se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.

Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Vlorë. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.

Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët. /abcnews.al