Kolegji i Posaçëm të Apelimit këtë të martë në seancën e radhës ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqësor ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në këtë proces do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të vettingut dhe nuk do të pranohen dëshmitare.
“Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik e atë te subjektit te rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e te merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se pare veting si dhe teo jacobs’”, ka thënë Ina Rama drejtuese e trupës gjyqësore.
Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret./abcnews.al