Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve europianë që të vendosin sanksione ndaj të gjitha bankave dhe naftës ruse, duke u thënë se “ne nuk mund të presim”, shkruan skynews.
Në një fjalim përpara parlamentit të Lituanisë, lideri ukrainas bëri thirrje për sanksionimin e të gjitha bankave ruse, duke i kërkuar Europës që të heqë dorë nga nafta ruse. Ai tha gjithashtu se Rusia e di që nuk do të ndëshkohet për sa kohë Europa vazhdon të bashkëpunojë në sektorë si tregtia, apo biznesi.
“Ne nuk mund të presim. Ne kemi nevojë për vendime të fuqishme dhe BE-ja duhet t’i marrë ato tani. Ata duhet të sanksionojnë naftën dhe të gjitha bankat ruse. Çdo shtet i BE-së duhet të reduktojë se energjinë ruse.”
“Vetëm atëherë qeveria ruse do t’a kuptojë se duhet të kërkojë paqen, se lufta po kthehet në një katastrofë për ta,” përfundoi presidenti ukrainas.
Javën e kaluar, BE miratoi paketën e pesë të sanksioneve ndaj Rusisë, i cili përfshinte fundin e importeve ruse të qymyrit.
/abcnews.al