Gazetarja Klodiana ka komentuar, disa nga dosjet më të rëndësishme që po hetohen në SPAK.
Ndërsa foli për inceneratorët apo sterilizimin dhe check-up, Lala tha se gjithashtu është habitur me një fakt te gjetur në dosjet e SPAK. Ajo tha se një zyrtar i lartë politik ka dalë në përgjimet e një grupi criminal me nofkën matematiku.
Pjesë nga biseda në studio
Lala: Kohët e fundit jam habitur në fakt, por në një grup kriminal njëri nga zyrtarët e lartë që përmendet në grupin kriminal mbante një nofkë “matematiku”. Nuk e di kush është personi, zyrtari i lartë…
Fevziu: Rama jo, se nuk ka bërë matematikë në lice. Është zyrtar i lartë apo politikan?
Lala: Është njeri politik dhe del nga përgjigmet e dy grupeve kriminale. Brenda SPAK-ut ka aq shumë dosje që mund të prekin politikën./Opinion.al