Dy maskat që do t’ju “zhdukin” problemet nga lëkura, ideale për gratë mbi 40 vjeç

schedule10:54 - 12 Prill, 2022

schedule 10:54 - 12 Prill, 2022

Kur flasim për kujdesin ndaj lëkurës, trajtimet natyrale janë kthyer në një “tendencë” për të gjitha vajzat. Kafeja është një produkt që po përdoret gjerësisht për shëndetin e lëkurës. Farmacistja, Klea Mustafa ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku shpjegoi dy maska natyrale që mund t’i bëni në kushte shtëpie.

Për maskën e parë ju nevojiten:

Një lugë kafe
Një lugë mjaltë
Një majë luge kanellë

Përzieni përbërësit bashkë, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Kjo maskë është fantastike për zonja mbi 40 vjeç. Kanella kur bie në kontakt me lëkurën, përjetojmë pak djegie në lëkurë. Përveçse pastron toksina, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit dhe mikroqarkullimin e gjakut.

Maska rekomandohet për personat që kanë probleme me aknet dhe shenjat që lënë pas. Mund ta përdorin personat me lëkurë të thatë, të yndyrshme dhe mikse ndërsa për personat me lëkurë të ndjeshme nuk rekomandohet për shkak të veprimit të kanellës.

Për maskën e dytë nevojiten:

Një lugë kafe
Një lugë mjaltë

Përzieni përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homogjene. Maska përdoret për lëkurat e ndjeshme si eksfoliant për të pastruar qelizat e vdekura, pikat e zeza apo të bardha. Mund të përdoret gjithashtu si scrub për trupin. Mjafton t’i shtoni pak vaj ulliri. /abcnews.al