Prindërit e këngëtares së famshme po divorcohen pas 30 vitesh martesë

schedule08:26 - 12 Prill, 2022

schedule 08:26 - 12 Prill, 2022

Tish Cyrus Cyrus dhe Billy Ray Cyrus po divorcohen pas 30 vitesh martesë. Sipas mediave të huaja, ishte nëna e këngëtares së famshme, Miley Cyrus që bëri kërkesë për t’u ndarë. Tish dorëzoi dokumentet në gjykatë javën e kaluar. Çifti ka pesë fëmijë së bashku, duke përfshirë Miley dhe Noah.

Ky i fundit është 22 vjeç, ndaj nuk ka nevojë që një gjyqtar të vendosë për kujdestarinë e fëmijëve. Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Tish pretendon se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë jetuar së bashku për 2 vitet e fundit. Shkak i divorcit janë bërë “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre.

Miley Cyrus's parents divorcing | HELLO!

Nëna e Cyrus kërkon që gjykata të shpërndajë në mënyrë të barabartë të gjitha pasuritë e fituara gjatë martesës së tyre 30-vjeçare. Kjo është hera e tretë që çifti bën kërkesë për divorc. Billy Ray bëri kërkesë për divorc në 2010, por e tërhoqi kërkesën muaj më vonë, duke thënë se donte të punonte për martesën.

Celebrity & Entertainment | Sweet Niblets! Miley Cyrus and Billy Ray Cyrus  Have Shared Some Cute Moments Over the Years | POPSUGAR Celebrity Photo 12

Mes ndarjes, pati një thashetheme që pretendonte se Tish ishte lidhur me rockerin e Poison, Bret Michaels. Tiss dhe Billy Ray u martuan në vitin 1993 në Franklin, Tennessee. Miley ndoqi gjurmët e prindërve kur ajo dhe Liam Hemsworth u martuan në të njëjtin vend në 2018. Ata u divorcuan në 2020./abcnews.al