Shefja e sektorit të Toksikologjisë në “Spitalin Amerikan”, Sonila Tivari Bitri, e ftuar në “Log.”, në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për kanabisin mjekësor, por dhe për problemet e kanabisit rekreativ.
E pyetur nga gazetari Xhafo se a mund të vdesësh nga overdoza me kanabis, doktoresha u përgjigj se në rastin e kanabisit vdekshmëria është më e ulët se në rastet e përdorimit e drogërave më të forta.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Doktoreshë a vdes nga kanabisi?
Bitri: Overdozat në disa raste nuk janë vdekjeprurëse.
Xhafo: A kalohet nga konsumimi i kanabisit në një drogë më të fortë?
Bitri: Po. Flasim për eksperimentim të kanabisit, flasim për varësi nga kanabisi që është sëmundje.
/Ancnews.al/