Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz

schedule18:30 - 11 Prill, 2022

schedule 18:30 - 11 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama është takuar në Berlin, me kancelarin gjerman Olaf Scholz.  Kreu i qeevrisë ka ndarë pamjet e këtij takimi në rrjetin aocial, Facebook.

Rama ndodhet në Gjermani, në kuadër të një vizite zyrtare. Më herët shefi i mazhorancës është takuar me presidentin Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Ata dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë. Biseda u përqendrua po ashtu në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. /abcnews.al