Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, dr. Hans Kluge, ka vlerësuar stafet mjekësore për përballimin e pandemisë COVID-19.
Çmimi i është dorëzuar sot Ministres Manastirliu nga drejtuesja e zyrës së OBSH në Shqipëri Geraldine Mc Weeney.
Pas marrjes së çmimit për Shqipërinë, Manastirliu ka vlerësuar OBSH për mbështetjen.
Teksa vlerësoi punën e strukturave shëndetësore, drejtori i OBSh për Euroën, dr. Hans Kluge shkruan nëpërmjet një postimi në Twitter: “Shumë e merituar e nderuar ministre dhe punonjës të shëndetësisë! Unë vetë vëzhgova përkushtimin e jashtëzakonshëm të stafeve shëndetësore shqiptare të vijës së parë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Kluge.
Në letrën dërguar ministres Manastirliu, drejtori Rajonal i OBSH, Hans Kluge, shkruan se përkushtimi i punonjësve shëndetësor në vijën e parë ka qënë i parreshtur për përmirësimin e jetës dhe mirëqënies se qytetarëve në rajonin evropian të OBSH. Kluge nënvizon se nëpërmjet këtij çmimi OBSH vlerëson punën e të gjithë punonjësve shëndetësor.
“Pandemia e COVID 19 i vuri sistemet shëndetësore përpara një sprove, duke vendosur një barrë të jashtëzakonshme për punonjësit e shëndetësisë në të gjithë rajonin. Të gjitha këtyre punonjësve iu desh të bënin përpjekje të jashtëzakonshme për t’i bërë ballë rasteve të panumërta të infektimeve dhe shtrimeve spitalor, duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik.
Si një shenjë e vogël mirënjohjeje personale, por edhe në emër të zyrës që përfaqësoj (Zyra Rajonale e OBSH në Evropë, dhe në emër të të gjitha zyrave vendore të OBSH-së, për përkushtimin e parreshtur të punonjësve shëndetësorë për përmirësimin e jetës dhe mirëqënies në rajonin evropian të OBSH-së, dëshiroj tu kaloj atyre përmes Ministrisë tuaj këtë vlerësim”, thuhet në letrën e dr. Kluge.
/Abcnews.al/