Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë ndarë më shumë foto nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në Palm Beach të shtunën. Çifti shkëmbyen betimet në kompleksin prej 103 milionë dollarëshe të babait të Peltz, Nelson përpara 300 të ftuarve, mes së cilëve shumë personazhe VIP.
Me ndihmën e stilistes Leslie Fremar, nusja veshi një fustan Valentino me një bisht të gjatë. Fustani përfshinte edhe disa detaje të adhurueshme. Nëna e Nicolas, Claudia Heffner, shtoi një hajmali për syrin e keq ndërsa ekipi i Valentino qepi një mesazh të veçantë duke përdorur fije blu.
Dhëndri veshi një smoking të personalizuar nga Dior. “Thjeshtësia e fustanit të nusërisë ishte ajo që e bëri atë madhështore”, tha stilistja Leslie Fremar për Vogue. “Nuk na u desh ta ngarkonim me detaje, ndaj më në fund kufizuam pjesën e saj të qëndisur”.
Në vend të kësaj, ata shtuan doreza të punuar me dorë dhe një bisht të madh, i cili e ktheu fustanin në një “vepër arti”. Rezultati i përgjithshëm ishte “i pabesueshëm” dhe Nicola tha se nuk ishte ndjerë kurrë kaq e veçantë më parë.
British Vogue shkruan se Nicole ishte frymëzuar për modelin e flokëve nga supermodelja e viteve ’90, Claudia Schiffer. Beckham postoi një seri fotografish në Instagramin e tij, ku njëra tregon fustanin mahnitës të gruas së tij. Dhëndri shkroi krahas fotos: “Nusja ime e bukur” me dy zemra të kuqe.
David Beckham i dhuroi djalit të tij Brooklyn dhe nuses një Jaguar klasik 500,000 dollarë pasi u martuan. Ish-futbollisti është një investitor i kompanisë së restaurimit Lunaz e cila risolli Jaguar XK140 të vitit 1954. Ai u fotografua duke ngarë automjetin me gruan e tij Victoria, përpara se t’ja dorëzonte të porsamartuarve.
/abcnews.al