Të ftuarit e kësaj të diele të Amarildos te spektakli i humorit “Kosherja” ishin stilistët e njohur, Miranda Dupi dhe Niko Komani. Ata njëherësh shfaqen çdo të premte si në rolin e jurisë te “Style Star Show”.
Mirëpo, sonte dyshja kishin një mision të veçantë për të veshur Amarildon me shumë stil.
Megjithatë, në një moment ka ndodhur çudia pasi siç dihet idhulli i Amarildos është këngtërja Enca Haxhia, e cila është edhe mikesha e ngushtë e Nikos.
Kështu që mes djemve ka ndodhur edhe një debat.
“Unë të marr shpirti ty. Enca është e imja. My life forever”, u shpreh Amarildo nga shumë afër Nikos. Ndërkohë që ndërhyri Miranda duke i ndarë./abcnews.al