Konfindustria: Duhet liberalizim i tregut të automjeteve

schedule09:02 - 31 Mars, 2019

schedule 09:02 - 31 Mars, 2019

“Kalimi në monopol privat i shërbimit të kontrollit vjetor të automjeteve ka qenë në kundërshtim të hapur me interesin publik”.  Është ky reagimi që vjen nga Konfindustria duke marrë shkas nga përfundimi i afatit të koncesionit monopolist.

Sipas Konfindustrisë bizneset dhe qytetarët janë ndeshur me rritje të ndjeshme të kostove financiare dhe kohore, që nuk përligjen nga cilësia e shërbimeve të ofruara.

“Vlerësohet, se vetëm kostot financiare të shërbimit i kanë kushtuar afër 80 milionë euro bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë për periudhën e koncesionit”.

Sipas saj modeli i  përdorur në rastin e koncesionit të kontrollit të automjeteve, ka shërbyer edhe si një pararendës negativ për gjithë kontratat e mëvonshme të llojit PPP, koncesionare, etj, të përdorura më shumicë nga ekzekutivi më shumë sektorë të tjerë, që kanë vënë në vështirësi serioze në afatgjatë ekonominë shqiptare

Konfindustria vlerëson, se liberalizimi i plotë i tregut të kontrollit të automjeteve duhet të jetë i ngjashëm me modelet e zbatuara në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe në Rajon. Përpjekjet për të përsëritur modelet monopol dhe/ose oligopol të tashme janë të papranueshme. Në këtë kuptim, Konfindustria mbështet përfundimet dhe kërkesat e bëra së fundmi nga Autoriteti i Konkurencës për liberalizim të tregut në fjalë.  /abcnews.al