Policia në Fribourg të Zvicrës apelon për ndihmë, pasi është në kërkim të shqiptarit Driton N. i cili rezulton i zhdukur. Ai është larguar nga shtëpia e tij në Sorens më 17 Mars. Familja që nga kjo datë nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Gjithashtu të afërmit e tij dhe policia ende nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë informacion për shqiptarin.
Të gjendur në këtë situatë autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmë.
“Shqiptari i lindur më 5 Prill 1978, 165 cm i gjatë, ka trup të bëshëm si dhe flokë të shkurtër të zi dhe sy kafe. Ai flet frëngjisht dhe shqip”, thuhet në njoftimin e policisë. Më tej çdo personi i kërkohet që nëse e njeh apo e shikon diku të kontaktojë në numrin 026 304 17 17./abcnews.al