Paralajmërimi për Perëndimin, Rusia nis stërvitjet ushtarake në Kalingrad

schedule15:18 - 9 Prill, 2022

schedule 15:18 - 9 Prill, 2022

Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake në Kaliningrad – një enklavë ruse në Detin Baltik e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, shkruan skynews.

Deri në 1,000 personel ushtarakë dhe më shumë se 60 njësi të pajisjeve ushtarake janë pjesë e operacionit. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, paralajmëroi vendet europiane të mërkurën kundër çdo veprimi të mundshëm kundër Kaliningradit, duke thënë se “po luanin me zjarrin.”

20 avionë luftarak SU-27 dhe  SU-24 kryen trajnime gjatë natës, duke simuluar sulme ndaj objektivave ajrore dhe tokësore në Kaliningrad, tha Interfax.

Nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e nisjes së operacioneve.

/abcnews.al