Kryeministri Rama ka ironizuar drejtësinë e sotme, e cila sipas tij nuk po dënon ende ata që shkaktuan shpërthimin e Gërdecit, ndërsa vuri në pranga një zyrtare për një punësim të pakryer, i cili do të shpërblehej me një arkë peshk.
Kryeministri iu referua Rovena Vodes, e cila u dënua nga GJKKO me 10 muaj burg pasi u vërtetua se kishte marrë rryshfet për të punësuar një person në ministri.
“Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, ndërsa dallimi mes qeverive e bëjnë vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin” tha Rama. ?abcnews.al