Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Tre të arrestuarit i përkasin një grupi, i cili sipas policisë është marrë më prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe paratë e siguruara prej këtij aktiviteti të paligjshëm i kanë pastruar në vendin tonë përmes investimeve në sektorë të ndryshëm.
“U arrestuan M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë në Itali për narkotikë, dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia. /abcnews.al