Salianji: Shqipëria, bazë e krimit të organizuar me të gjithë botën

schedule15:48 - 30 Mars, 2019

schedule 15:48 - 30 Mars, 2019

Në një konference për shtyp, ish-deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar se Departamenti i Shtetit Amerikan e konsideron Shqipërinë si burim në rritje për kokainën e heroine. Sipas tij, kryeministri Edi Rama kërkon t’i bëjë shqiptarët për budallenj dhe se Shqipëria është bërë baza e organizatave të krimit të organizuar me të gjithë botën.

“Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme qësynon të bëjë shqiptarët për budallenj. Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për herë të parë këtë vit në raport.

Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë në bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine”, tha Salianji.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!