“Panelet diellore e parqet eolike,” Balluku: Si do ta bëjmë Shqipërinë vend eksportues të energjisë elektrike

schedule11:58 - 9 Prill, 2022

schedule 11:58 - 9 Prill, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste që vendi ynë do të bëhet eksportues i energjisë elektrike pas vendosjes së paneleve diellore dhe parqet eolike.

Ndërsa fliste në panelin me temë “Energjia, Mobiliteti, Mjedisi”, Balluku u shpreh se “Shqipëria nuk do të bëhet një vend superfuqi energjetike siç thuhej dikur, por do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tregut për energji elektrike.

“Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme, kryesisht nga kaskada e Drinit. Globalizimi ka bërë që askush të mos jetë imun nga luftërat, pandemitë e të tjera. Kemi dëgjuar kohët e fundit për shkak të krizës vështirësitë e çmimit të lartë dhe mungesës në treg. Kemi dëgjuar ekspertë të opinionit publik të japin opinione që nuk kanë të bëjnë shumë me realitetin.” /abcnews.al/

Belinda Balluku tha po ashtu se është vendosur që burime të tjera alternative të energjisë të rinovueshme do të fillojnë të kontribuojnë në sektorin energjetik shqiptar.

“Energjia quhet fushë me intensitet të lartë në investim dhe në kohë. Pra, një investim energjetik nuk mund të ndodhë as për një muaj, as për 2 dhe as për 1 vit. Kur ne nisim një projekt energjetik deri te momentin kur duhet të fillojë vepra nga prodhimi, qoftë HEC, panele diellore apo parqe eolike, duhen disa vite.” /abcnews.al/