Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet në terren. Paraditen e kësaj të shtune, Basha ndodhet në Divjakë, ku është duke zhvilluar një takim me disa demokratë.
Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, që erdhi pas zgjedhjeve të 6 marsit, ish-kryedemokrati ka nisur takimet në terren jashtë fokusit të kamerave.
Basha në daljet e tij të rralla publike ka theksuar se do të punojë për bashkimin e demokratëve. Ish-kryetari ka thënë edhe pse nuk e drejton më PD, nuk ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. g.v/abcnews.al