Kongresi i PS, Manastirliu: Pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten nga 1 korriku

schedule10:17 - 9 Prill, 2022

schedule 10:17 - 9 Prill, 2022

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në punimet e Kongresit të PS deklaroi se pagat e stafeve mjekësore do të vijojnë të rriten.

Manastirliu u zotua se rritja do të fillojë nga 1 korriku, ndonëse sipas saj vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike. Ajo u zotua se deri në fund të këtij mandati rritja do të shkojë në 40%.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët.

Do vijojmë t’i rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë. Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40%.

Nuk do ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet tona ta paguhen sipas performancës, por nga ana tjetër ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve dhe ne duam që të eliminojmë çdo praktikës abuzive dhe korruptive në sistemin spitalor dhe autonomia spitalore do ndikojë në eliminim e çdo abuzimi. Por thënë kjo nuk kemi përfunduar, kemi shumë për të bërë”, u shpreh Manastirliu. /abcnews.al