Olt Zeqiraj ka arritur të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, pasi ka arritur të firmos në futbollin kroat.
Sipas “Panorama Sport”, talenti shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen me Goricën, teksa ka firmosur 1+1 kontratën me klubin kroat.
18-vjeçari kosovarë pritet të shkëlqej në fushën e blertë duke u renditur edhe si një nga emrat premtues.
Kujtojmë që Olti është shqiptari i parë që në moshën 18-vjeçare arrin të nënshkruaj kontratë në ekipin e parë, në një kampionat me nivel si ai kroat. /f.a/abcnews.al