Metoda moderne për gurët në veshka në “Hygeia”

schedule19:09 - 8 Prill, 2022

schedule 19:09 - 8 Prill, 2022

Gurët në veshka janë një karakteristikë në vendet e Ballkanit. Kjo patologji prek të gjithë moshat dhe shoqërohet me simptoma të cilat i shkaktojnë pacientëve diskomfort. Shefi i departamentit të urologjisë në spitalin Hygeia kirurgu Spyridon Gouvalis tregon pasojat që shkakton kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohë.

‘‘Ndryshe nga patologjitë e tjera të sistemit urinar, prania e gurëve shoqërohet që në fillim me simptoma të cilat e stresojnë pacientin duke i shkaktuar ndjenje diskomforti dhe dhimbje qe ndonjehere janë shume te forta kjo e lidhur me madhesine, karakteristikat dhe pozicionimin e gurit. Në rastet kur nuk trajtohet ne kohe kjo patologji mund të dëmtojë rëndë veshkën dhe mund te coje deri ne nefrektomi, pra heqjen e veshkes. Diagnostiki mi i gurëve në veshka kryhet nëpërmjet ekografise apo skanerit, ky i fundit përcakton qartë vendndodhjen, përmasat dhe përmbajtjen e gurit.”

Mjeku tregon faktorët e riskut si edhe mënyrën si trajtohet kjo patologji në Spitalin Hygeia.

‘‘Ndër faktorët e rrezikut të cilët rrisin probabilitetin për t’u prekur nga gurët përmendim, Dehidrimi nga mos konsumi I mjaftueshëm I lëngjeve, Luhatjet hormonale, Faktorë metabolikë Ne Spitalin Hygeia  ekipi yne I mjekeve ofron te gjithellojet e trajtimit te gureve ne veshka dhe perkatesisht, pas vleresimit paraprak qe ne bejme dhe ne varesi te avancimit te semundjes aplikohen trajtimet tetipit, terapi medikamentoze, Kirurgji, në rastet më të komplikuara, Uretersoskopi   Uretero-laser Litotripsi – Trajtimi I gurëve me lazer.Ne rekomandojmë që për gurët me përmasa më të mëdha se 1cm, pra gurë të cilët nuk arrijnë të dalin nëpërmjet ureterit të aplikojme proceduren e uretreskopisë ose atë tëureterolaserlit otripsisë ose e njohur si trajtimi I gureve me lazer.”

Pacientët të cilët vuajnë nga gurët në veshka rekomandohet të bëjnë kontrolle të paktën dy herë në vit. Mjekun grek Spyridon Gouvalis, e gjeni në spitalin Hygeia, për konsulta dhe trajtime të specializuara. /abcnews.al/