Fitorja me Juventus ishte një fitore e rëndësishëm në garën për titullin kampion për skuadrën e Interit, pasi tashmë vendi i parë që mbahet nga “kushërinjtë” e tyre është vetëm 4 pikë larg, me ziklatërtit që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Pas këtij triumfi skuadra e Simone Inzaghit duhet të përqendrohet tek sfida me Hellas Verona e cila do të zhvillohet nesër në orën 15:00.
Në konferecën për shtyp, tekniku i zikaltërve do të shprehej se Lautaro Martinez do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa theksoi se mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishëm në këtë fazë të kampionatit.
“Fitorja me Juventusin? Ishte një fitore shumë e rëndësishme nga të gjitha këndvështrimet, pasi e morën kundër një ekipi shumë të fortë në një ndeshje direkte. Është një sukses që na lejon të jemi ngjitur me kryesuesit e kampionatit dhe luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë finale të sezonit.
Kjo skuadër ka mjetet për të fituar çdo lloj ndeshjeje. Ne Torino ishim të zotë, kur u desh të vuanim e bëmë të gjithë bashkë dhe kjo na dha mundësinë për të fituar një ndeshje të rëndësishme për vazhdimësinë tonë”.
“Hellas? Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe e vështirë, pasi përballemi me një ekip që luan me intensitet, që ka lojtarë cilësorë, kështu që ne duhet të jemi të mirë për të bërë një ndeshje të madhe, si Interi i vërtetë”.
“Lautaro jashtë? Nesër do të mungojë, por unë jam me fat që kam Dzeko. Correa, Caicedo dhe Sanchez. Ata janë mirë, i kam në dispozicion dhe po stërviten në mënyrën më të mirë. Veç sulmuesve, një lojë të mirë duhet të bëjë i gjithë ekipi”.
“Tifozët? Mbështetja e tyre do të jetë shumë e rëndësishme dhe nuk do të ndalem kurrë së falënderuari, pasi kanë qenë thelbësor për ne gjatë gjithë vitit. Jam i sigurt se do të jenë gjithmonë pranë nesh për të na ndihmuar në çdo moment”, përfundoi Inzaghi. /f.a/abcnews.al