Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov ka falenderuar popullin shqiptar dhe Shqipërinë për solidaritetin dhe njerëzimin që kanë treguar për Ukrainën.
Gjatë fjalimit në manifestimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të Ukrainës, ambasadori ukrainas tha se lufta nuk ka të ngjarë të mbarojë dhe se ushtria ruse po vendos artileri të rënda në Ukrainën lindore.
Ai i bëri thirrje botës sërish për të dërguar armë më Ukrainë si dhe edhe për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë.
“Po ju drejtohem ne emër të popullit tim që kanë mbrojtur për 43 ditë vendin tim dhe kjo përpjekje ka marrë një shkallë epike. Jam krenar që përfaqësoj Ukrainën dhe ukrainasit këtu. Kam jashtëzakonisht shumë informacione zyrtare për tmerret e luftës.
Ju e keni parë tmerrin e rusëve në Bucha, Irpin, janë prove e torturave të civilëve ta pafajshëm. Dhuna përfshin edhe te miturit. Armiku po përqendron mijëra tanke në Ukrainën lindore. Kjo nuk do ndalojë.
I bëj edhe njëherë thirrje botës për të transferuar ne Ukrainë armët e nevojshme dhe të vendosin sanksione më te forta si embargoja e energjisë dhe naftës.
Bucha simbol i asaj që ka bëtë agresori ris, na jep dyshinim që Rusia nuk kërcënon botën Ukrainën por edhe botën demokratike. Ukraina sot është e mbuluar në gjak por vazhdon të luftojë pët lirinë.
Falënderoj Shqipërinë për mbështetjen e popullit për njerëzimin e tyre dhe ndihmën që po i ofrojnë popullit tonë”, tha ambasadori./abcnews.al/