Cili është pasardhësi i Putinit?

schedule10:42 - 8 Prill, 2022

schedule 10:42 - 8 Prill, 2022

The Hill

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Vladimir Putin ka udhëhequr Rusinë si president apo edhe si kryeministër, që nga viti 1999. Pavarësisht nga dëshira e shumë njerëzve, duket e pamundur që ai të largohet nga pushteti. Por kur Putin të heqë dorë nga pushteti, ka të ngjarë ta bëjë vullnetarisht dhe pa dhunë, siç kanë bërë kryesisht oligarkët e mëparshëm në vende të tjera.

Por kush mund të vijë në pushtet pas Putinit?

3 janë alternativat e mundshme.

Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin, miliarderi rus Yuri Kovalchuk dhe lideri rus i opozitës Alexei Navalny.

Mishustin, është 56 vjeç, dhe është  kryeministër i Rusisë që nga viti 2020. Ai është zgjedhur nga Putin në mënyrë të pavarur. Në një farë mënyre, profili i tij është i ngjashëm me atë të Putinit kur ish-Presidenti i Rusisë Boris Yeltsin e emëroi atë si kryeministër në vitin 1999.

Ai është gjithashtu një oligark me një pasuri të vogël, siç ishte Putini kur mori pushtetin, me vlerë neto të pasurisë në 48 milionë dollarë. Dhe, sigurisht, ai dhe Putin kanë lidhje të përbashkëta me KGB-në, raporton abcnews.al.

E ardhmja që përfaqëson Mishustin mund të jetë jetëshkurtër nga këto tre alternativa.

Alternativa e dytë është Kovalchuk, i cili është 71 vjeç. Kovalchuk ka një vlerë neto që aktualisht vlerësohet në 2 miliardë dollarë nga Forbes . Dhe, sipas gazetarit rus Mikhail Zygar , ai është ndoshta personi i dytë më i fuqishëm në Rusi aktualisht.

Kjo e bën atë oligarkun më të rëndësishëm të Rusisë pas Putinit. Ndryshe nga Mishustin, Kovalchuk nuk ka asnjë përvojë të mëparshme në politikë. Për pjesën më të madhe të periudhës postkomuniste, ai ka qenë një biznesmen.

Ai ka në pronësi asetet më të rëndësishme mediatike të Rusisë që nga viti 2008. Së dyti, Kovalchuk, familja dhe bashkëpunëtorët e tij ka të ngjarë të jenë një nga burimet kryesore përmes të cilave Putin kanalizon dhe kontrollon pasurinë e tij.

Për shembull, që nga viti 2003 ai ka në pronësi rezidencën Valdai të Putinit, Dolgiye Borody, ku Kovalchuk dhe Putin i strehuan gjatë pjesës më të madhe të pandemisë. Për shkak se ai ka lidhje shumë të ngushta me Putinin, Kovalchuk ka të ngjarë të jetë alternativa më e mirë për shumicën e rusëve, të cilët janë qeverisur nga oligarkë të tillë që nga viti 1991.

Alternativa e tretë është Alexei Navalny, i cili është 45 vjeç dhe më i paqëndrueshëm nga të gjithë. Navalny është kundërshtari më i madh i Putinit. Ai është një nacionalist rus, i cili ka luftuar kundër korrupsionit, raporton abcnews.al.

Navalny ka qenë politikani më sipërmarrës dhe inovativ në Rusinë postkomuniste.

Por këtu qëndron thelbi: rusëve u pëlqen stabiliteti. Ata nuk e pëlqejnë ndryshimin.

A janë këto alternativa më të mira për të ardhmen e Rusisë?

Putini është më popullor dhe ky popullaritet mund të jetë rritur që nga fillimi i luftës me Ukrainën. Bazuar në sondazhin e vitit 2021 të Qendrës Levada, organizatës kryesore të sondazhit të pavarur të Rusisë, rusët duket se preferojnë totalitarët (Stalini dhe Lenini renditen të parët në sondazhet e figurave të shquara historike), autokratët (Pjetri i Madh renditet i katërti), oligarkët (Putin rënditet në vendin e 5-të) dhe burokratët (Brezhnev, rënditet në vendin e 8-të).

Por a mund të ketë alternativa të tjera?

Sigurisht. Nëse Rusia kalon nga një  tranzicion kushtetues pas Putinit, ekzistojnë 2 mundësi. Njëra është kalimi në një udhëheqje kolektive, siç ndodhi pas vdekjes së Stalinit në 1953 ose pasi Hrushovi u rrëzua pas një grusht shteti në 1964.

Opsioni i dytë, më pak i mundshëm  është revolucioni, siç ndodhi në tranzicionin e vitit 1917 nga cari Nikolla II te bolshevikët.

Sigurisht, këto  alternativa janë domosdoshmërisht spekulative.

/abcnews.al