Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i Lituanisë në Ukrainë kthehet në Kiev, pas tërheqjes së ushtrisë ruse

schedule09:51 - 8 Prill, 2022

schedule 09:51 - 8 Prill, 2022

Ambasadori i Lituanisë në Ukrainë është rikthyer në Kiev, pasi forcat ruse u tërhoqën nga kryeqyteti ukrainas, duke u bërë një nga diplomatët e pakët që kthehen në Ukrainë.

“Sapo kalova pragun e derës së ambasadës”, tha ambasadori Valdemaras Sarapinas për Agence France-Presse të enjten.

“Mbështetja politike dhe morale është shumë e rëndësishme për ukrainasit,” shtoi ai.

Si shumë të tjerë , diplomati u largua nga Kievi si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës dhe që atëherë kishte punuar nga qyteti perëndimor i Lviv. Kthimi i Sarapinas erdhi një ditë pasi Turqia njoftoi se zhvendosi ambasadën e saj në Ukrainë në Kiev pasi e kishte zhvendosur përkohësisht në Chernivtsi afër kufirit rumun./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!