Christian Eriksen duket se është duke rigjetur formën e tij magjike që pas rikthimit në fushën e lojës pas atij arresti kardiak.
Sipas “Sky Sports”, Tottenham është duke menduar të rikthej mesfushorin danez në ekipin e tyre.
Eriksen aktualisht luan për Brentford dhe kontrata e tij me këtë klub skadon në qershor. Conte duket se është i prirur për t’u ribashkuar me Eriksen, ku kujtojmë se ishin pjesë të Interit./ h.ll/abcnews.al