SHBA-të kanë ndërhyrë në realizimin e takimit të kryeministrie Edi Rama me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dy ditë më parë në Tiranë, tha pedagogu Paskal Milo këtë mbrëmje në studion e emisionit Log në Abc.
Milo tha se Amerika ka interes të mbajë nga afër Serbinë, që mos të afrohet me Rusinë dhe për këtë ajo duhet të mbajë nën kontroll çështjet delikate të Serbisë. Kosova është një ndër çështjet më delikate të Serbisë.
“Ardhja e Haradinaj në Tiranë është pjesë e vizitës me liderët e rajonit. Haradinaj ka thënë që nuk është mirë që një vend të përplaset me një aleat si Amerika. Vizitën e Haradinaj në Tiranë e shoh si projekt më të madh në çështjen e udhëheqjes së Kosovës me ndërhyrje amerikane dhe bashkëpunim të Tiranës. SHBA-të kanë shumë interes që serbin ta mbajnë sa më afër. Që të mbahet Serbia më afër e të mos afrohet me Rusinë duhet që problemet më delikate që ka Serbia (Kosova në krye të çështjeve delikate , Amerika do t’i zgjedhë me Serbinë)”, u shpreh Milo në Log.
Kryeministri Edi Rama priti më 5 prill në një takim në Tiranë, një delegacion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kryesuar nga Ramush Haradinajn.
Sipas Haradinajt, temat kryesore që u diskutuan mes tyre kishin lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri dhe politikë të jashtme. Po në këtë takim u fol edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve./abcnews.al/