Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës para KPK-së

schedule16:02 - 29 Mars, 2019

schedule 16:02 - 29 Mars, 2019

Drejtuesi i Porkurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Hetimi për prokurorin u krye në të tre kriteret e rivlerësimit, pasuri, figurë dhe aftësi profesionale. Nga hetimi i thelluar i KPK-së rezultoi të kishte disa parregullsi në deklarimet e vlerave për apartamentet. Ndërsa për aftësitë profesionale dhe figurën Ferdinand Elezi është vlerësuar shumë mirë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për Drejtuesin Prokurorisë së Apeit Durrës Ferdinand Elezin. Subjekti u rivlerësua ne të tre kriterët për pasuri, figurë dhe aftësi profesionale.

Në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit, thuhej se prokurori Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.KPK ka kryer një hetim të thelluar ku rezulton të ketë pasuri si më poshtë:

Apartament 124 m2 në Komunën e Parisit, i blerë më 5 Shtator 2000 me vlerë 40 mijë dollarë; apartament 55 m2, 30 mijë euro 2005, apartament në Durrës blerë në 2007 me vlere 4 milionë lekë.

Nga hetimi i KPK rezultuan se këto pasuri të mos kanë përputhje vlera e blerjes së deklaruar me atë të tregut. Zyrë 45 m2 e blerë 60 mijë euro në 2005 nga hetimi i KPK ka rezultuar se ka mospërputhje midis datës së blerjes së deklaruar nga subjekti dhe datës kur është bërë nënshkrimi i kontratës.

Apartamenti 77 m2 në Durrës ishte apartament i bashkëshortes i deklaruar në shumën 1 milion lekë si pjesë përbërëse e ¼. Bashkëshortja e subjektit ka qenë bashkëpronare dhe kjo pasuri nuk është deklaruar as në 2004 dhe në asnjë nga deklaratat periodike dhe as burimin e krijimit. Në lidhje me vlerësimin e figurës, DSIK ka dorëzuar nje raport ku konstaton përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.

Aftësitë profesionale në raportin e sjellë nga Prokuroria i Përgjithshme thuhet se ne vitet 2014-2016 është vlerësuar shumë mirë. Pranë KPK-së kanë mbërritur 2 denoncime.  Por në përfundim të hetimeve nuk janë gjetur shkelje.

Në përfundim të relativit, drejtuesi i Prakurorisë së Apelit Durrës deklaroi se të gjitha pasuritë i ka të justifikuara dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Vendimi për Ferdinand Elezin do të jepet më 9 Prill ora 12:00./abcnews.al