Roja i sigurisë në ambasadën britanike në Berlin ka mohoi të ketë spiunuar për Rusinë.
David Smith, 57 vjeç, nga Britania u arrestua pasi akuzohet se ka mbledhur informacion nga ambasada dhe ia ka kaluar një personi që ai besonte se ishte një përfaqësues rus.
Ai u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminsterit, raporton BBC.
Fillimisht u raportua se ai u përpoq të komunikonte me letër me gjeneralmajorin Sergey Chukhurov, atasheun ushtarak rus me qendër jashtë Ambasadës Ruse në Berlin.
Një tjetër akuzë ndaj tij ishte gjithashtu për mbledhjen e informacionit në lidhje me strukturën dhe funksionimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Berlin, që mund të jenë të dobishme për shtetin rus. Smith do të paraqitet në gjykatë në Old Bailey më 13 prill.
/abcnews.al