Për të tretin vit radhazi, shoqata “Devolli” iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë duke shtuar gjelbërimin në Parkun e Liqenit, në zonën që njihet si “Pylli i Dritëroit”.
I pranishëm ishte dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se, “Rrënjët që hodhëm sot janë simbolikë e një Tirane që ka hapur dyert, zemrën, mendjen, për të gjitha grupimet që vijnë nga zona e treva të ndryshme të Shqipërisë, dhe që sot e ndiejnë veten tiranas, por pa harruar nga kanë ardhur”.
Sipas kryebashkiakut, Tirana është një qytet i destinuar te rritet dhe bashkia ka ndërmarrë një sërë nismash për ruajtjen e mjedisit si shtimi për i gjelbërimit, korsitë e biçikletave dhe transformimi i transportit publik./abcnews.al