Armando Broja ka bërë që shumë klube të vihen në ndjekje të tij, pas paraqitjeve të mira të bëra me Southampton.
Sulmuesi është nën kontratë me Chelsea dhe disa klube të Premier League duan ta blejnë. Në Itali emri i doli së fundmi edhe te Napoli.
Salvatore Bagni, ish-mesfushor i skuadrës italiane, për “Tele A” ka deklaruar: “Konfirmoj interesimin e Napolit për Armando Brojën. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fortë, por që tani ka një çmim tregu që është i paarritshëm për Napolin.
Strategjia e tyre është e qartë, lojtarët që do të afrohen nuk do të jenë shumë të shtrenjtë, pavarësisht kualifikimit në Champions League që gati është arritur”. / abcnews.al