Kanë rinisur kërkimet përgjatë lumit Fan, në Mirditë nga polumbarët për 10-vjecarin. Një ditë më parë u gjet vetëm xhupi dhe topi.
I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante.
Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin që rrëshqiti ai nuk është parë më. Kërkimet janë anuluar gjatë natës për shkak të errësirës për të vijuar prapë në mëngjes. /abcnews.al