Agjentët e policisë në Rivoli të Italisë arrestuan dy grabitës serialë, të cilët kanë grabitur disa biznese në zonë. Këto grabitje i kanë kryer nga gushti i 2017-ës, të armatosur dhe të maskuar.
Në pranga kanë përfunduar shtetasi shqiptar Arber Metalia, 29 vjec, pa një vendbanim fiks, dhe italiani Emanuele Ravanetti, 39 vjec, nga Xhenova. Të dy akuzohen se kanë grabitur zyrat e postës në Alpinjano dhe Grugliasko si dhe një supermarket në Torino./abcnews.al