Kievi u ka bërë thirrje banorëve të Ukrainës lindore që të evakuojnë zonën urgjentisht, pasi ekziston frika se mund të ndodhe një ofensive e madhe ushtarake ruse në Donbas, objektivi kryesor i Kremlinit.
Autoritetet rajonale “i bëjnë thirrje popullatës të largohen nga këto territore dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që evakuimet të kryhen në mënyrë të organizuar “, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Verestsuk.
Sipas postimit të Ministrisë së Integrimit në Telegram , Verestsuk theksoi se evakuimi duhet bërë “tani”, sepse përndryshe banorët do të jenë në “rrezik vdekjeprurës”.
Prej ditës së djeshme mijëra banorë të Donbasit ( provincat Luhansk dhe Dontesk) po braktisin shtëpitë e tyre, pasi i frikësohen sulmeve të mundshme nga ushtria ruse.
Radhë prej më shumë se 70 kilometrash u krijuan në autostradat drejt provincave perëndimore të Ukrainës, me ushtrinë e vendit që vendosi pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet nga rajoni. Rusia ka tërhequr të gjitha forcat e saj nga Ukraina veriore për të intensifikuar sulmin në Donbass, shtëpia e një numri të madh të pakicave etnike ukrainase dhe ukrainasve rusisht folës.
Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura ukrainase po përgatisin fortifikimet e tyre mbrojtëse në rajon, duke pozicionuar disa nga njësitë e tyre më me përvojë atje.
Forcat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit të Oblastit të Luhanskut dhe pak më shumë se 50% të Oblastit të Donetskut.
Qëllimi i tyre është të rrethojnë forcat ukrainase që luftojnë në Ukrainën juglindore dhe të lidhin gadishullin e okupuar ukrainas të Krimesë nga toka me Rusinë./abcnews.al/