Operacioni Dybala, për Interin, merr konturet gjithnjë e më të qarta.
Qëllimi i Marotta-s, i cili ka përparuar kontaktet me agjentin e tij Jorge Antun, është të sigurojë që “La Joya” të mund të transferohet në Milano duke u bashkuar në një dyshe me Lautaro Martinez.
Sipas “Tuttosport”, agjenti i Dybala-s ka thënë se argjentinasi nuk e ka me ngut dhe nuk ka rënë dakort ende me asnjë ekip tjetër, kjo gjë e bënë më të mundur një kalim të tijin te zikaltërit./ h.ll/abcnews.al