Vasily Nebenzya, ambasodori rus në OKB, duke iu referuar imazheve satelitore të varreve masive tha se fotot i përkasin datës 3 prill, ndërsa forcat ruse janë larguar nga vendi me 30 mars, sipas skynews.
Ai madje tha se videoja që presidenti ukrainas Zelensky tregoi përpara OKB-së ishte e rreme.
“Njerëzit që Zelensky tregoi në video ishin të vdekur, por ata u qëlluan diku tjetër ku nuk kishte trupa ruse,” theksoi ai.
/abcnews.al