Mirel Josa u largua nga Laçi zyrtarisht, ndërkohë që në vend të tij kurbinasit kanë menduar të rikthejnë Shpëtim Duron.
Trajneri i njohur e njeh mirë ekipin bardhezi, pasi e drejtoi vjet dhe kaloi dy ture në Conference League, si asnjë trajner tjetër më parë në krye të Laçit.
Duro pritët që të zyrtarizohet sot. Këtë sezon ai ka qëndruar pushim, që pas largimit nga Laçi në verë pas suksesit në garat ndërkombëtare. / abcnews.al