Një grua është gjetur pa shenja jete në Vlorë. Policia bën me dije se ajo është rreth 60 vjeçe dhe është gjetur në lagjen “1 Maji”, në një barake.
“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar“, thotë policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.
/abcnews.al