Për shkak të protestës së autobusëve në Gjirokastër trasnporti i udhëtarëve është në kaos. Shumë banorë kanë mbetur në këmbë dhe nuk kanë patur me çfarë të lëvizin nëpër destinacione të ndryshme.
Kane mbetur në rrugë dhe thonë se ndoshta do të ikin në këmbë. Paralizimi i transportit si shkak i protestës në Gjirokastër ka sjellë situatë kaotike për udhëtarët.
Ata nuk kane me çfarë të leëvizin drejt një destinacioni. Drejtuesit e linjave të transportit në Gjirokaster janë në protestë prej së martës.
Përfaqësuesit e dy firmave thonë se nga Ministria e Transportit ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Në mungesë të një zgjidhjeje do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën nacionale.
Të mërkurën pati një takim midis përfaqësuesve të Task Forcës dhe atyre të linjave të transportit. Por nuk u arrit në një konsensus.
Protesta nisi për shkak të konkurencës së pandershme. Drejtuesit e autobusëve thonë se në Gjirokastër kanë hyrë firma pirate, por edhe furgonë të palicensuar. Dhe këtë të enjte ata u ulën në mes të rrugës duke mos lejuar lëvizjen e autobusë të tjerë. Policia ndërhyri për largimin e tyre. /abcnews.al